Chelsea shet përfundimisht Armando Brojën, sulmuesi kuqezi kalon te Burnley për 23 mln euro

Chelsea shet përfundimisht Armando Brojën, sulmuesi kuqezi kalon te Burnley për 23 mln euro

Armando Broja do largohet nga Chelsea në mënyrë të përhershme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë dakordësinë dhe do bashkohet me Burnleyn, po në Premier Leaguen angleze të futbollit. 23-vjeçari ka dy vite pa shënuar gol (mes disa huazimeve dhe disa dëmtimeve), por kjo nuk e ka penguar Burnleyn që të vlerësojë aftësitë e sulmuesit që është formuar në akademinë e Chelsea. Gazetari Fabrizio Romano tregon se Broja është pajtuar me këtë lëvizje të përhershme dhe gjatë orëve që vijnë ai do udhëtojë për në klubin e ri, ku pas vizitave mjekësore do hedhë firmën në një kontratë afatgjatë. Burnley do...