Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea “leksione” PSG-së, Cole Palmer dy gola për 7 minuta ndaj francezëve
13 Korrik 2025 21:37 Telesport Chelsea dhe PSG po përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey. Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste. Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili...