Charles Taliaferro: Çfarë është estetika?

Charles Taliaferro: Çfarë është estetika?

Nga: Charles Taliaferro Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të së bukurës. Të dyja fushat, janë të mbushura me debate të diskutueshme dhe interesante nga pikëpamja filozofike. Në filozofinë e artit, ka qëndrime magjepsëse, si edhe, konfliktuese mbi se ‘çfarë është arti’ dhe ‘përse veprat e artit duhet të jenë kaq shumë të rëndësishme për ne?’. Vetë dallimi ndërmjet ‘artit’ dhe ‘jo-artit’ është sifduar nga filozofët dhe nga artistët. Dhe kuptimi dhe evolucioni i artit (ose i kritikës së artit) është një fushë kërkimi e vazhdueshme dhe mjaft ngazëllyese. Me këndvështrime të ndryshme mbi rëndësinë e krijmtarisë, origjinalitetit, dhe përmbajtjes etike (nëse një vepër arti promovon seksizëm apo racizëm, a është ai domosdoshmërisht art i keq?). Dhe nëse një vepër e madhe arti...