Champions, superkompjuteri ka folur… Barcelona më pak favoritja, ja shanset e 4 gjysmëfinalistëve

Champions, superkompjuteri ka folur… Barcelona më pak favoritja, ja shanset e 4 gjysmëfinalistëve

Inter, Barcelona, Arsenal dhe PSG janë katër skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Champions League këtë sezon. Po cilët janë favoritët sipas algoritmit? Superkompjuteri i Opta ka përditësuar përqindjet e mundësive për ta fituar këtë kompeticion, përmes modelit të tij “Opta Predictor”, i cili vlerëson shanset e skuadrave duke u bazuar në shumë faktorë si forma aktuale, forca dhe dobësitë e kundërshtarëve, ecuria sezonale, statistikat dhe përballjet e mëparshme. Sipas algoritmit, Arsenali është skuadra me më shumë gjasa për ta fituar Champions League, me 28.7% shanse. Menjëherë pas londinezëve vjen Interi i Simone Inzaghit, me 25.5% gjasa për ta ngritur trofeun. Pas Interit qëndron PSG me 24%, ndërsa Barcelona është më pak e favorizuar në mesin e katër gjysmëfinalistëve, me 21.8% shanse për...