Champions League, pjesët e para: “Paqe” në “Metropolitano”. Barcelona mjaftohet me Yamal. PSG “flakë” fare. Inter dhe Roma “ok”

Champions League, pjesët e para: “Paqe” në “Metropolitano”. Barcelona mjaftohet me Yamal. PSG “flakë” fare. Inter dhe Roma “ok”

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e katërt në grupet e Champions League. Në “Metropolitano”, pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim pa gola. Në “Camp Nou”, Barcelona po fiton 1-0 ndaj Aston Villa, falë golit të Lamine Yamal në minutën e 7-të, pas një gafe të skuadrës angleze në zonën  e saj. Në “Old Trafford”, Manchester United është duke u mundur 0-2 nga Roma. Verdhekuqtë janë në avantazh të dyfishtë , falë golave të Matias Soule në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rodrigo Mora dhe penalltisë së Donyell Malen, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Heaven. Në Rotterdam, Inter është duke udhëhequr...