Champions League, pjesët e para: Dy gola të shpejtë në Stamboll, “paqe” në Londër (video)
3 Nëntor 2026 19:35 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për javën e katërt në grupet e Champions League. Në Stamboll, Galatasaray është duke fituar 2-0 ndaj Stuttgart, falë dopietës së Alexey Batrakov. Fillimisht, në minutën e 12-të, Batrakov shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Tre minuta më pas, mesfushori rus dyfishoi shifrat pas një asisti fantastik që mori nga Davinson Sanchez. Në sfidën tjetër, Shakhtar Donetsk-Sporting Lisbon, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Ndeshja luhet në fushe neutrale, në “Stamford Bridge”. Një pjesë e parë disi e mërzitshme dhe pa ndonjë rrezik konkret për secilën nga skuadrat. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al