Champions League LIVE: Mbyllen pjesët e para. “Paqe” në Athinë e Stamboll. Bellingham shënon supergol (video)

Champions League LIVE: Mbyllen pjesët e para. “Paqe” në Athinë e Stamboll. Bellingham shënon supergol (video)

Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Athinë, AEK po barazon 1-1 ndaj Real Madridit. Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Luka Jovic, ishte Aboubakary Koita që depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 28-të, Real Madrid barazon shifrat me golin e Jude Bellingham, por që anullohet për pozicion jashtë loje të anglezit. Në minutën e 32-të, Bellingham gjen sërish rrjetën, pas asistit të Marc Cucurella. Këtë herë goli i anglezit është i rregullt dhe ishte një realizim shumë i bukur, me finte mbrapsht. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLAT I njëjti rezultat edhe në...