Chairil Anwar: Po kërkoja dashurinë…

Chairil Anwar: Po kërkoja dashurinë…

Këtë herë po kërkoja dashurinëmidis kasolleve, shtëpive të vjetra,midis direkëve cijatës dhe litarëve,Një varkë, një kaike që nuk do të lundrojë mëduhmon dhe kërkëllin, duke menduar që ka diçka që mund të kapë.Shiu i imët ndjell errësirën,një shqiponjë përplas flatrat,duke i fërkuar për të mos dremitur.Dita mërmëronduke u larguar butë-butë larg për të përmbushur kërkesat ende në ardhje të portit.Asgjë nuk lëviz,tani rëra dhe deti janë në gjumë,valët kanë ikur. Kjo është e gjitha. Unë jam vetëm.Duke ecur, duke shtrirë pelerinën,ende shpresëhumbur se do të arrij në funddhe duke rrokur të fundit vajtim final. Përktheu: Irena Dono ObserverKult LEXO EDHE: Stephanie Stoychevska: S’do të jetë kurrë si më parë