Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë u ndodhte burrave të veriut nëse nuk merrnin hak?
Në disa segmente të shoqërisë tradicionale shqiptare, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, anëtarëve të ndonjë familjeje dhe veçanërisht burrave të saj u imponoheshin disa modele veshjeje, sjelljeje dhe vendqëndrimi në mjedise publike të ndryshme nga ato të anëtarëve të tjerë të bashkësive fshatare. Më konkretisht: burrat dhe të gjithë anëtarët e familjes shkonin në kishë me “jagës mi krie” (kapuç mbi kokë), domethënë me pamje të shëmtuar, sepse kapuçi u mbulonte dhe me hije një pjesë të konsiderueshme të fytyrës. Djemve të një familje të tillë, me burra të mbuluar me kapuç në mjediset e kishës nuk i jepte nuse asnjë familje dhe vajzat e saj nuk i kërkonte askush për nuse. Me përçmim thuhej se këtyre familjeve i “jesin...