Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh?/ Prokuroria dhe policia operacion ‘blic’ në Fier, në pranga ish-nënkryetarja e bashkisë!
Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish-nënkryetares së bashkisë, Adela Hysenaj. Burime të sigurta zyrtare bëjnë me dije se Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që operacioni vijon. Pritet të zbardhen detaje nga dosja për të cilën është zhvilluar aksioni dhe emrat e të dyshuarve.