Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh në Tiranë?/ E dërguara e SHBA shkon në zyrën e ministrit të Brendshëm, zbardhen diskutimet
👁3035
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Në një reagim pas takimit, ministri Hoxha u shpreh se bashkëpunimi me SHBA-të është një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e rendit dhe luftën kundër kriminalitetit. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në këtë drejtim, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët shqiptarë. “Pata...