Çfarë nënkupton shprehja “njeriu kafshon qenin!”
Manualet e gazetarisë kanë një shprehje që studentët e kësaj dege e njohin mirë. Fraza “Njeriu kafshon qenin” është një version i shkurtuar i një aforizme në gazetari që përshkruan një ngjarje të pazakontë (si ajo që një njeri kafshon qenin) që me shumë gjasa do të raportohet si lajm sesa si një ngjarje e përditshme me pasoja të ngjashme sikurse mund të ndodhte në rast se qeni do të kafshonte njeriun. Pra, është më shumë metaforë për të dëshmuar anormalitetin që nxit kuriozitetin te publiku. Një ngjarje zakonisht konsiderohet më shumë se vlefshme për lajm nëse ka diçka të pazakontë në të. Fraza lidhet me Alfred Harmsworth (1865-1922) një pronar gazete në Britani, por gjithashtu i atribuohet edhe editorit të Nju Jork Sun, John...
Burimi:
kultplus.com