Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë ndodhte në ditët e fundit të sundimit osman në Shqipëri?
Gjith ajo godi ushtarake e moçme, ajo Tyrqi me àqë faqe të famëshme në analet e botësë per Jeniçerët e pamundshmë té saj-, ishte tani rrëzuarë mbërdhé si një kështiellë prej kartoni: Bullgarët’ në Kërk Kilise e në Lute Burgos po thua se nukë gjetnë asnjë kundrëqëndrim. Duke lënë Edërnen’ në rrethim tani po i turrëshin Çatallxhesë; Sërbët në Kumanovë takuanë një vështirësi edhe mê të vogt’ akoma, dhe Grekët në fron të Makedhonisë ecnin drejt Selanikut kur Janina s’ kishte veç se fortesat e ngrehura këta vjetët e fundit për t’ i bërë ballë ushtris’ së mbretit Gjergj, Jorgo i Grekëvet. Çdo ditë po vijnë edhe malsorë për të kërkuarë pushkë, fishehë. Kthehenë duarthatë. Një herë komandani jep urdhrë të shkepenë gjithë sa armë...