
Çfarë ndodhi? Tatimet paralajmërojnë ndërprerje të përkohshme të e-Filing, ja ora kur ndodh
👁5007
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se sonte në darkë do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimit e-Filing për shkak të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së performancës. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë rreth 60 minuta, duke u zhvilluar në orarin 20:00- 21:00. DPT bën me dije se kjo është një ndërprerje e planifikuar në sistemin tatimor dhe synon përmirësimin e funksionalitetit të platformës për përdoruesit. Tatimpaguesit dhe bizneset që përdorin shërbimin e-Filing këshillohen të marrin masa për të shmangur çdo vonesë në proceset e tyre gjatë këtij intervali kohor.
Burimi:
Sot.com.al