Çfarë ndodhi në Librazhd? 22-vjeçari përfundon me makinë në greminë, ‘misteri’ me armën pranë tij
LIBRAZHD- Një automjet tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin, Renis Kalnxhi ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor. I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Pranë automjetit të dëmtuar është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet. Dyshimet janë se 22-vjeçari mund të jetë përfshirë në një konflikt dhe është dëmtuar përpara se makina të dilte nga rruga. Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij konflikti dhe nëse ai ka lidhje me armën e gjetur pranë automjetit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai