Çfarë ndodhi me të dhënat e SHISH-it? Meta: Rrezikon jetën e bashkëpunëtorëve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësime për pasojat që, sipas tij, mund të ketë ekspozimi i të dhënave të lidhura me Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Ai pretendoi se publikimi ose nxjerrja e këtyre të dhënave mund të rrezikojë jetën e bashkëpunëtorëve vendas dhe të huaj të shërbimit. Në një intervistë për Syri.net, Meta tha se çështja ngre pikëpyetje për sigurinë e informacionit dhe integritetin e institucioneve të sigurisë kombëtare. Sipas tij, situata mund të ndikojë edhe te besimi i personave që bashkëpunojnë me SHISH-in. Meta kërkoi zhvillimin e një hetimi parlamentar për ndryshimet në organigramën dhe personelin e institucionit gjatë tre viteve të fundit. Ai kërkoi gjithashtu verifikimin e dokumentacionit dhe arkivit të SHISH-it. Pjesë nga intervista: Z. Meta, përfundimisht...
Burimi:
ntv.al