Çfarë ndodhi mbrëmë në Korçë? Theu “Arrestin në shtëpi” dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, në pranga 23-vjeçari
arma dhe lenda narkotike qe iu gjet ne banese KORÇË- Një sherr mes të rinjve në Korçë pasditen e djeshme përfundoi në plagosjen e një 19-vjeçari. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori 23-vjeçar është arrestuar pas disa orësh ndjekjeje. Sipas policisë, 23-vjeçari, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua thika, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Njoftimi i Policisë: Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh ndjekjeje nga Policia. Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë sportive që...
Burimi:
zeri.ai