Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit të njohur (Emri)
Prokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa subjekti i kundërshtoi diferencat negative si të palogjikshme dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit. Drejtuesi i SPAK i qëndroi të martën më 22 prill kërkimit përfundimtar të ankimit ndaj konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra. Megjithëse prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson Dumanin në këtë çështje, konsideroi në analizën financiare një pjesë të të ardhurave financiare të deklaruara nga subjekti si burime krijimi për pasuritë, ai vlerësoi se sërish mbetet bilanc negativ që nuk mund t’i nënshtrohet parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, sipas praktikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA....