Çfarë ndodhi? Ish- ministri i Ramës lë qelinë pas 3 vitesh, zbulohet arsyeja

Çfarë ndodhi? Ish- ministri i Ramës lë qelinë pas 3 vitesh, zbulohet arsyeja

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, lë përkohësisht burgun. Sikurse thonë burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha, ish-ministrit i është miratuar leje e kufizuar tetë orëshe nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 17.00, një leje e firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit. Shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Në lirinë e përkohshme ish-ministri, arrestuar nga dhjetori 2021, po shoqërohet edhe nga forca të shumta të policisë së burgjeve.