Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar për herë të parë raportet e tij me sipërmarrësin izraelit Ron Yeffet dhe akuzat lidhur me përgjimet ku përmendet emri i tij. Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia, në emisionin “Breaking” në Top News, Nufi deklaroi se nuk merret me përgjimet dhe se fakti që një person përmendet në to nuk e bën automatikisht bashkëfajtor. Sipas ministrit, çdo biznesmen që dëshiron të investojë në Shqipëri, për sa kohë vepron në mënyrë të ligjshme, është i mirëpritur, pavarësisht emrit apo kombësisë së tij. “Unë nuk merrem me përgjimet e dynjasë. Për më tepër, fakti që përmendesh në përgjime nuk të bën bashkëfajtor, me gjithë dëshirën që dikush të të bëjë fajtor”, u shpreh Nufi. I pyetur drejtpërdrejt nga...