Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë ka ndodhur më 10 qershor?
323 p.e.s – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argumentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor. Në shënimet e bashkëkohësve thuhet se Aleksandri vdiq nga ethet; pija e tepruar; nga helmi; dyshimin e hedhin edhe mbi Aristotelin, për të cilin thonë se përgatiti helmin dhe ia dërgoi Aleksandrit si të ishte ilaç – pak kohë më parë, në gjak-nxehtësi e sipër, Aleksandri kishte vrarë Kalistenin, nipin e Aristotelit dhe filozofi ndoshta ‘morri gjakun’. Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni më 20 korrik, 356 p.e.s, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e hershme Aleksandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi...