Çfarë iu tha lojtarëve në fund të pjesës së parë? Chivu reagon pas barazimit 2-2 ndaj Romës: Disa gjëra mbeten mes nesh…

Çfarë iu tha lojtarëve në fund të pjesës së parë? Chivu reagon pas barazimit 2-2 ndaj Romës: Disa gjëra mbeten mes nesh…

19 Shtator 2026 21:23 Telesport Inter barazoi 2-2 ndaj Romës në supersfidën e javës së pestë në Serie A, e cila u luajt në “Olimpico”. Një pjesë e parë shumë e dobët për zikaltrit, të cilët ndryshuan komplet fytyrë në pjesën e dytë. Në intervistën për DAZN pas ndeshjes, trajneri i Interit, Cristian Chivu, la të kuptohej se u ka folur ashpër lojtarëve të tij në pushimin pas pjesës së parë, por nuk zbuloi asgjë duke thënë se “disa gjëra mbeten mes tyre”. “Do ta nis nga pjesa e dytë, pasi u thashë lojtarëve atë që mendoja gjatë pushimit dhe kjo mbetet mes nesh. Është e vërteta absolute, është ajo që mendoj dhe jam i bindur se edhe ata e dinë këtë. Kishim përballë një...