Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Votuesit amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e mesmandatit. Partia Demokratike synon t’ia marrë Partisë Republikane të Donald Trumpit kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe kështu t’ia vështirësojë presidentit zbatimin e agjendës gjatë dy vjetëve të fundit të mandatit të tij. Për çfarë votohet? Çdo dy vjet, amerikanët votojnë për anëtarët e dy dhomave të Kongresit amerikan: Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Kur këto zgjedhje mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit, ato quhen zgjedhje të mesmandatit. Rreth 250 milionë shtetas amerikanë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, që është një rritje prej 8.4 milionë votuesish krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, sipas Qendrës Kërkimore Peë, një organizatë jopartiake. Për Dhomën e Përfaqësuesve...