Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë
Qytetarët kanë përmbushur ciklin 100 ditor të protestave në Shqipëri. Por çfarë ka prodhuar kjo lëvizje qytetare? Në optikën e opinionistit Berat Buzhala, pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, 100 ditë protestë është më shumë akuzë sesa lëvdatë për qytetarët. Sipas analizës së Buzhalës, në kaq ditë përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama, nuk kanë prodhuar efekt e as një kokë që të udhëheqë. Fevziu: Për 100 ditë sipas teje çfarë ka arritur protesta? Se çfarë nuk ka arritur e dimë që nuk ka dhënë dorëheqjen Rama, por çfarë ka arritur? Buzhala: Protesta kishte masë i ka munguar koka, është e shtrirë horizontalisht. Nuk e di. Po kjo që ishte përparësi e protestës u shndërrua në pengesë të protestës....
Burimi:
javanews.al