Çështja “Sevdari” rikthen ‘ethet’ në KLP, në tryezë emrat e rinj të prokurorisë

Çështja “Sevdari” rikthen ‘ethet’ në KLP, në tryezë emrat e rinj të prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 09:00 një mbledhje, ku pritet të miratohen disa vendime. Mbledhja e thirrur kga kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani, do të jetë e hapur për mediat. Një ndër çështjet që pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për rishikimin e vendimit, lidhur me mbarimin e mandatit të anëtares së KLP-së, Antoneta Sevdari, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës. Një tjetër pikë që pritet të diskutohet është projektvendimi për caktimin në detyrë të 26 magjistratëve të sapoemëruar në prokuroritë...