Çështja Ronaldo, jo vetëm fusha pas tensioneve: edhe mosgrumbullimi i Cristiano Jr.
2 Tetor 2026 12:23 Alfred Lleshi Vitor Pinto, zëvendësdrejtor i të përditshmes “Record”, foli për një tjetër arsye pakënaqësie për Cristiano Ronaldon, që sipas tij mund të ketë ndikuar në vendimin e kapitenit të Portugalisë për të lënë grumbullimin e kombëtares përpara ndeshjes së “Nations League” ndaj Danimarkës. Çështja lidhet me mosgrumbullimin e djalit të madh të yllit portugez, Cristiano Ronaldo Jr., në ekipin kombëtar të moshave. “Ka edhe një arsye tjetër që e ka lënduar Cristiano Ronaldon. Besoj se nuk lidhet drejtpërdrejt me largimin e tij nga kombëtarja, por në momente të tilla gjithçka grumbullohet. Cristiano Ronaldo mbeti i zhgënjyer sepse Cristiano Jr. nuk u grumbullua me U-16”, – deklaroi Pinto.
Burimi:
telesport.al