Çështja “Negreira”, ish-arbitri González: Është kurioze pse Reali lëviz tani që nuk po merr rezultate

Çështja “Negreira”, ish-arbitri González: Është kurioze pse Reali lëviz tani që nuk po merr rezultate

2 Tetor 2026 13:45 Alfred Lleshi “Çështja Negreira” vijon të diskutohet, pasi UEFA konfirmoi se ka marrë dosjen e paraqitur nga Real Madridi, e cila thuhet se përmban rreth 50 mijë faqe. UEFA bëri të ditur se inspektorët e saj të etikës dhe disiplinës do ta vlerësojnë dokumentacionin në kuadër të hetimit në vazhdim. Ish-arbitri Iturralde González, duke folur për “El Larguero” komentoi çështjen dhe qëndrimin e Realit: “Nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë dhe komunikata e UEFA-s e tregon qartë. Bëhet fjalë thjesht për shtimin e informacioneve të tjera në një çështje që po hetohet që nga viti 2023. Rregullorja 4.2 e UEFA-s përcakton se duhet të provohet një ndikim konkret mbi një rezultat sportiv që të ketë sanksion nga federata europiane. Për tre vjet,...