Çështja “Bankers Petroleum”/ Nis në Gjykatën e Apelit seanca për të dyshuarit

Çështja “Bankers Petroleum”/ Nis në Gjykatën e Apelit seanca për të dyshuarit

Ka nisur në Gjykatën e Apelit Tiranë çështja e ‘Bankers Petroleum’ ku 10 të dyshuarve kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërsa seanca po mbahet me dyer të mbyllura, të pranishëm në ambientet e jashtme janë edhe përfaqësues të Ambasadës Kineze në Tiranë dhe të kompanisë Për këtë çështje janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo. Çështja u hetua nga prokuroria e Fierit që u finalizua me masa arresti nga shkalla e parë për CEO Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.