Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore
Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), 24,3% e këtyre mjeteve nuk e kanë kaluar testimin teknik, duke sinjalizuar një përqindje të lartë dështimi, që duhet të ngrejë shqetësim për autoritetet dhe drejtuesit e mjeteve. Nga të gjitha mjetet e testuara, 86,2% janë automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende, ndërsa 35,6% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, që mbetet qendra më aktive për këtë shërbim. Arsyeja kryesore të moskalimit në testim lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave (37,8%), ndjekur nga mangësitë vizuale dhe funksionale (34,9%), sistemi i frenimit (14,8%) dhe sistemi i drejtimit (13%). Këto shifra tregojnë...