Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

Lojërat e 20-ta Aziatike u çelën zyrtarisht në Japoni të shtunën. Këto lojëra, që zhvillohen çdo katër vjet dhe që sivjet zgjasin nga 19 shtatori deri më 4 tetor, përfshijnë 43 disiplina sportive me pjesëmarrjen e më shumë se 11 000 sportistëve nga 45 vende e rajone. Ceremonia e hapjes, e mbajtur në Stadiumin Atletik “Parku Mizuho” të qytetit Nagoya, zgjati rreth dy orë. E udhëhequr nga koncepti “Lojëra për të Mirën Shoqërore”, ceremonia e këtij viti e vuri theksin te praktikat e qëndrueshme dhe me emetim të ulët karboni. Interpretimet, skenografia dhe elementet skenike ishin thjeshtuar, duke i dhënë përparësi shprehjes emocionale.815 sportistë kinezë do të konkurrojnë në 38 disiplina sportive dhe 369 ndeshje e gara. Ekipi kineze është relativisht i ri, me 27...