Çeku viziton SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027. Çeku, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë, Përparim Kryeziu, u prit në takim nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri. Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, rolin e mësimdhënësve në procesin arsimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit arsimor. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, palët u pajtuan për rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe përmbushjes së përgjegjësive në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë. Me këtë rast, ministri Çeku uroi një...
Burimi:
kultplus.com