Ceferin ndryshon mendje: Do kandidoj për mandatin e 4-t në krye të UEFA! S’ka rivalitet me Infantinon për FIFA-n

Ceferin ndryshon mendje: Do kandidoj për mandatin e 4-t në krye të UEFA! S’ka rivalitet me Infantinon për FIFA-n

Aleksander Ceferin ndryshon mendje dhe rikthehet në garën për një tjetër mandat në krye të UEFA-s. Presidenti slloven, i cili në vitin 2024 kishte deklaruar se nuk do të kandidonte më përtej mandatit që përfundon në vitin 2027, tashmë ka vendosur të kërkojë një mandat të ri. Vendimi i kësaj të enjte ngre një pyetje: si është e mundur të kërkojë mandatin e katërt, kur rregullat e UEFA-s parashikojnë maksimumi tre mandate? Përgjigjja qëndron te mënyra se si UEFA i numëron mandatet. Në vitin 2017, me iniciativën e vetë Ceferinit, UEFA miratoi reforma të qeverisjes që vendosën kufirin prej tre mandatesh katërvjeçare për presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Ceferin u zgjodh për herë të parë në shtator 2016, kur mori drejtimin e UEFA-s pas...