Ç’bezdi recensionet!

Ç’bezdi recensionet!

Nga Alessandro Piperno Një përkufizim të përshtatshëm për kritikun e ka bërë George Steiner: një lexues me laps në dorë. Lapsi është themelor, të ndihmon të zgjedhësh e të bën të guximshëm. Ai që beson se leximi është një ushtrim pasiv nuk ka lexuar vërtet asnjëherë. Shkrimtari bën gjysmën e punës dhe ta beson ty pjesën tjetër të veprës. Ai bën me shenjë, sugjeron, por po të imagjinon ty, po të jep shembull të mirë. Pa një kontribut tëndin një libër është inert. Kritiku është ai që bëhet i ngarkuar me një impenjim të tillë duke kapur një laps. Nëse arti është ushtrim falas, është logjik pretendimi i atij që për shkak të zanatit është thirrur ta komentojë shumën e vogël bashkiake të trillit e...