Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt
2 Qershor 2025 8:33 Telesport Në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros, turneu më i madh i fushave me dhè në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 ndaj Ben Shelton (7-6, 6-3, 4-6, 6-4), duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen […]
“Do të qëndroj te Barcelona, nuk më tremb aspak konkurrenca”
Marc-André ter Stegen nuk ka dyshime: Ai do të vazhdojë të jetë portieri i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kombëtares gjermane, ku po përgatiten për gjysmëfinalen e Nations League kundër Portugalisë, ai ka dashur të sqarojë çdo dyshim. “Askush në klub nuk më tha se duan të […]
“Ky është turneu im i fundit me Bayern, dua ta mbyll më një tjetër trofe”
Me 751 paraqitje me fanellën e Bayern Munich, ku ka realizuar 248 gola dhe 274 asist, sulmuesi Thomas Muller do t’i thotë lamtumirë klubit që ishte shtëpia e tij për 25 vjet radhazi. Eventi i fundit për të do të jetë Botërori i klubeve që nis pas dy javësh. “Klubi na dha disa ditë pushim […]
Rabiot “iu shkel syrin’ kuqezinjve: Allegri është si babai im, flasim shpesh. Po më kërkoi ai…
“Te Marseille luaj në Champions, por është e qartë që nëse më telefonon Allegri, jam gjithmonë i gatshëm të flas me të”. Me këtë deklaratë, në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Adrien Rabiot ndez merkaton dhe i bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit. “Me Allegrin flas shpesh. Giovanni Rossi, këshilltari i De Zerbit, punon me […]
Vetëm një tifoz del ta presë Interin në aeroport: Jam i vetmi idiot këtu, por…
Kthim tepër i vështirë për Interin në Milanom pas finales së humbur të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së të shtunën në Mynih me rezultatin dërrmues 5-0. Heshtja absolute mbizotëroi mesditën e së dielës, gjatë mbërritjes së skuadrës zikaltër në aeroportin e Malpensa. Sipas “Gazzetta dello Sport”, vetëm një tifoz i vetëm ishte prezent për t’i […]
Luis Enrike, strategu që shkatërroi Interin në Mynih, futet në rangun e teknikëve të mëdhenj
Adriatik BALLA Luis Enrike duhet të quhet vizionar, pasi orkestroi shkatërrimin 5:0 të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën mbrëma në Munih. Ndeshja ishte aq e njëanshme saqë i ngjante një seance stërvitore kundër një ekipi amator, e jo ndeshje ndaj skuadrës që ka fituar tri herë kupën evropiane. Pasime, lëvizje, energji. […]
Asani gol dhe sinjal Kombëtares para ndeshjes me serbët, Rashica kthen Metalistin në elitën e Ukrainës
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po përgatiten për ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë. Sot do të nisë grumbullimi i plotë i grupit dhe trajneri ka kohë deri të shtunën ta përgatisë si duhet ndeshjen dhe të mendojë për rezultat pozitiv. Ndërkohë, sulmuesi anësor Jasir Asani vjen me një sinjal të fortë për trajnerin Silvinjo, […]
Spiro Leka: Basketbolli shqiptar në stanjacion, mungojnë metodologjitë e reja
Basketbolli mbylli garat edhe për këtë sezon dhe klubet po bëjnë bilancet e tyre. Natyrisht, këto balanca i bën edhe Federata Shqiptare e Basketbollit, por dukshëm ecuria e basketbollit tonëështë larg ritmit dhe nivelit europian, gjë që kushtëzohet nga produkti i paktë i elementëve cilësorë, mungesa e buxhetit të klubeve dhe kuadri përgatitës ende larg […]
Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Air Albania në mbrëmjen e 7 qershorit. Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në vecanti edhe temën e Ernest Mucit. […]
“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë
Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi shpatulla në ndeshjen kundër Serbisë. I ftuar në Max Sport, që transmetohet në “Euro News Albania”, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka dhënë mendimet e tij se përse Armando Broja është i padiskutueshëm si titullar […]