Guidat e Reja nga Veriu Shqipërisë,16 të rinj gati të udhëheqin turistët në Alpe
16 të rinj nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi kanë përfunduar një trajnim profesional prej 320 orësh dhe janë gati të shërbejnë si udhërrëfyes malorë në Shqipërinë e Veriut dhe më tej.Në pritje të certifikimit përfundimtar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, këta të rinj janë përgatitur në fusha të rëndësishme si: navigimi në terren malor […]
Propozimi i Qeverisë: Vizitorët do deklarojnë vendin ku qëndrojnë në Shqipëri
Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria shqiptare synon krijimin e një strukture të posaçme për përpunimin e informacionit të udhëtimit, të quajtur Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, që do të funksionojë pranë Policisë së Shtetit dhe do të operojë 24 orë në ditë.Sipas projektligjit, ky sektor do të mbledhë dhe ruajë të gjitha […]
Express:Riviera Shqiptare magjepsëse,me plazhe të qeta e ushqim të përballueshëm
Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruan Kris Boratyn në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.Me Spanjën, Greqinë dhe destinacione të Italisë shpesh të mbushura me turistë, ia vlen të kërkoni disa alternativa mesdhetare.Për fat të mirë, Evropa ka ende […]
“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit
Linja ajrore kombëtare e Letonisë, “airBaltic”, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).Këto destinacione të reja plotësojnë lidhjen e plotë me rajonin, duke iu shtuar fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Rigës (Letoni), e cila ka filluar në sezonin veror të vitit të […]
”Express”: Shqipëria përgatitet të presë 30 milionë turistë
Një vend evropian po përgatitet të përballet me një valë të madhe turistësh që pritet të mbërrijnë në brigjet e tij, duke e kthyer këtë destinacion në një prej më të kërkuarve në kontinent. Sipas gazetarit Joe Rossiter në “Express”, kjo situatë mund të sjellë ndryshime të mëdha në turizmin lokal dhe tërheqjen globale të […]
“Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një destinacion turistik magjepsës, me natyrë të egër, peizazhe të paprekura dhe një përzierje unike të Evropës dhe Ballkanit. Në një artikull të fundit të publikuar në platformën prestigjioze “Lonely Planet”, gazetari Joel Balsam e përshkruan Shqipërinë si “një enigmë që të lë pa frymë” […]
Bloomberg:Piramida e Tiranës,simbol i Shqipërisë së ndryshuar me blloqe ngjyrash
“Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë”, shkruan Richard Conway për Bloomberg.Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sundoi vendin për më shumë se 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ofron pamje të qarta […]
Turi i Kullave: Trashëgimia e Kukësit, Tropojës, Hasit bëhet atraksion turistik
Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi janë përfshirë në Turin e Kullave, një model inovativ që promovon trashëgiminë kulturore dhe natyrore të veriut të Shqipërisë.Ky projekt vjen me mbështetjen e GIZ Albania, duke identifikuar kullat më përfaqësuese të zonës dhe duke i lidhur ato me agroturizmet dhe bujtinat lokale, për të krijuar një […]
Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik
Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk […]
UNESCO drejt shpalljes së Luginës së Vjosës si Rezervat i Biosferës
Lugina e Vjosës është pranë një tjetër njohjeje historike ndërkombëtare. UNESCO ka rekomanduar që kjo zonë unike natyrore të shpallet Rezervat i Biosferës, një status prestigjioz që pritet të miratohet zyrtarisht në shtator. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila e quajti këtë një vlerësim të jashtëzakonshëm […]