Debati në “Urdhrin e Psikologut”, Laboviti i shkruan Ramës: E ka marrë peng Valbona Treska
Në Urdhrin e Psikologut vijon një debat i fortë për emrin se kush do ta drejtojë atë. Brunilda Laboviti, e cila thotë se është zgjedhur si presidente e Urdhrit në një mbledhje të datës 5 Qershor të këtij viti, i është drejtuar me një letër kryeministrit, disa ministrive dhe Prokurorisë së Tiranës në lidhje me […]
Ministria e Arsimit: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin!
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dalë me një reagim zyrtar për publikimin e tezës së provimit të Matematikës. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, thekson se procesi nuk cenohet, duke theksuar se provimi për këtë lëndë, vijon me qetësi. “Provimi i Matematikës sipas standardeve të sigurisë, proces i qetë dhe i rregullt […]
Ligj i ri për bashkëpronësinë “ndan” detyrat nëpër pallate. Risitë për banorët
Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, me qëllim përmirësimin dhe menaxhimin e hapësirave të përbashkëta si dhe për cilësi më të mirë të jetesës në komunitetet urbane. Ky ligj vjen si përgjigje ndaj një “boshllëku” ligjor që ka ekzistuar prej dekadash. Pas privatizimit të apartamenteve në vitet ’90, shumë […]
Maturantët testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës
Mbi 27 maturantë do të testojnë këtë të martë (17 qershor) njohuritë e marra në Matematikë. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pas atij të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhës Shqipe. Provimi nis në orën 10:00 për të vijuar për 2 orë e 30 minuta ndërsa nxënësve do t’u duhet të paraqiten në […]
Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6 bashki
Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës 4 qershor e deri më tani janë prekur 8 ferma në 6 bashki të vendit. Për shkak të murtajës kanë ngordhur 39 krerë dhe 1082 të tjera kanë pasur kontakt me […]
Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë! Ja çfarë parashikon paketa e re e masave
Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë. Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo […]
Moti për sot me kthjellime, ja sa do shënojë termometri
Për ditën e sotme (16 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri pasdite vonë alternime vranësirash të cilat në relievet malore do të jenë të dendura. Në relievet malore në lindje dhe ato të zonës së […]
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e Durrësit. Në mes të bregdetit, një e moshuar thur me dorë materiale prej leshi, një skenë që më lehtë do ta imagjinoje në një fshat malor sesa në vapën përvëluese të verës. Prej më shumë […]
97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri
Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë në raport me vitet e kaluara, po vihet re një thyerje e balancës në favor të femrave. Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat […]
Kultivimi i bimëve medicinale, fermerët e fushës së Korçës nisin mbledhjen e lule mëllagës
Vitet e fundit fusha e Korçës është kthyer në një nga zonat më premtuese për kultivimin e bimëve medicinale dhe aromatike. Krahasuar me kulturat tradicionale, ato kërkojnë më pak ujitje dhe më pak përdorim të pesticideve, duke i bërë më të qëndrueshme dhe më të leverdishme ekonomikisht. Fermeri Xhuljano Agolli kultivon bimët si lule mëllaga, […]