Masa të reja për sigurinë rrugore pranë shkollave para nisjes së vitit të ri shkollor
Ndërsa dita e parë e vitit të ri shkollor po afron, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po ndërmerr një sërë masash konkrete për të rritur sigurinë rrugore në zonat përreth shkollave në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se krahas përgatitjeve të zakonshme për furnizimin me […]
Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë, regjistrimet nisin më 29 gusht
Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit ka shënuar një numër më të lartë aplikantësh, nga 19.700 që ishte një vit më parë në 20.200. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, flet për degët më të […]
Çelet kësti i pestë i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë, publikohet lista e përfituesve
Ministria e Financave ka nisur procedurën e pagesës së këstit të pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore, përfshirë trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë. Përmes një komunikate për mediat bëhet me dije dhe lista e parë e dosjeve në radhë për përfitimin e këtij kësti, ku përfshihen emrat e përfituesve që plotësojnë kriteret ligjore dhe dokumentacionin e […]
“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt rijetëzimi
Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh automjetesh, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka hedhur poshtë këtë pretendim. “Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa […]
Përkujtohet sot 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i dashurisë dhe përkushtimit
26 gushti shënon 116-vjetorin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e […]
Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë
Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa […]
Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri, 54% janë për punë. Kryesojnë Kosova, Italia dhe India
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka pritur një numër gjithnjë e më të madh të huajsh që zgjedhin të jetojnë apo punojnë këtu. Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit ndodheshin 21.940 shtetas të huaj me leje qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 2,2% krahasuar me 2023. Meshkujt përbëjnë shumicën, me 61,9%, ndërsa femrat zënë […]
Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt
Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar. Pjesa më e madhe tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani. “Kemi disa faktorë. Së […]
Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro
Një muaj nga hapja e garës për zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe “Ndërtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kërkimin e kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen. Në sistemin e prokurimeve u çelën këtë […]
Sezoni turistik në Durrës, rezervime deri në fund të tetorit, mungojnë pushuesit nga Kosova
Edhe pse sezoni veror po i afrohet fundit, bregdeti i Durrësit vijon të mbetet i mbushur me pushues. Njësitë akomoduese raportojnë prenotime të plota deri në fund të tetorit, kryesisht nga turistët e huaj, duke konfirmuar kështu zgjatjen e sezonit turistik. Në një intervistë për A2 CNN, përfaqësuesi i një resorti të njohur në qytet, […]