Zjarret në disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht, i cili preku disa fshatra. Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë […]
Rama publikon pamjet nga aksi i ri rrugor: Perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete të shpërndara në një zonë me potencial të lartë natyror dhe kulturor. “Aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Ky segment i përfunduar rishtazi e përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj […]
Vlora përkujton 105-vjetorin e luftës, ceremonia bën bashkë palët politike në homazh
Vlora përkujton 105-vjetorin e luftës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare, dhe për herë të parë në një aktivitet publik, Lufta e Vlorës ka bërë bashkë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në nivel lokal. Deputetët e të dyja partive morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit duke nderuar veprën e të […]
Turistët preferojnë Tiranën edhe në vjeshtë/ Zyra e turizmit: Prenotimet janë të larta
Edhe pse jemi në ditët e para të vjeshtës, nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës shohim vizitorë të shumtë. Prenotimet për paketat e vjeshtës janë tepër të larta, si për grupet e organizuara, po ashtu edhe për ato individuale, për shkak edhe të eventeve të shumta. “Para disa ditësh ka qenë një nga agjencitë e […]
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu
Ditën e sotme (3 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha […]
Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025
Nga Thoma Gëllçi Pas tri netësh të paharrueshme në Korçë, ku arti u përkthye në dritë mbi fasadat e gurta të muzeut “Gjon Mili” dhe u pasurua nga ritmi qytetar, Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit Gjon Mili IVAF është zhvendosur në një tjetër hapësirë mitike të Shqipërisë – fshatin Dhërmi. Ndryshe nga qyteti, që ofron struktura […]
Ekselentët “përpijnë” degët e kërkuara/ Nxënësit me mesatare nën 8.5 shpëtojnë degët e rrezikuara
Ekselentët ezauruan degët më të kërkuara të universiteteve. Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, në mjekësi dhe inxhinieri janë plotësuar pothuajse të gjitha kuotat e pranimit. “Ata maturantë që dhe në konkurs dhe në test, janë ata maturantë që kanë ndarë mendjen që do të bëjnë këtë degë. Mjekësia e Përgjithshme është programi i parë, […]
Deri në 3 paga shpërblim për “heronjtë” në luftën kundër zjarreve. Qeveria miraton vendimin
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit që u angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së […]
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” për ndërhyrje
Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje. Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin […]
Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot
Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri […]