E kujtojmë Jani Vreton, rilindasi që ndikoi në përhapjen e kulturës shqiptare
Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë përkujtoi Jani Vreton, rilindasin e shquar shqiptar, një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, i cili u nda nga jeta më 9 korrik të vitit 1900 në Athinë. Si shkrimtar dhe botues, ai dha një kontribut të çmuar në gjallërimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përhapjen e kulturës shqiptare. […]
“Një zë që vlen sa njëqind zëra….”/ Kur Faik Konica i kërkonte falje Ismail Qemalit!
“Tjetërkund, njerëzit e idealit, në u mbytshin për së gjalli, nderohen për së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen! Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë.– P. Gjon Shllaku Në vijim të […]
Nga kujtimet e Mid’hat Frashërit për Murat Toptanin: Patriot, orator, njeri me humor…
Nga Mid’hat Frashëri “Murat Toptani është një portret i përkryer i tipit analitiko-psikologjik. Gjithçka, edhe tiparet e fytyrës së Murat Toptanit, edhe virtytet e tij si patriot, orator, njeri me humor, edhe aftësitë e tij si piktor, poet, këngëtar, etj jepen nëpërmjet brendësisë së shpirtit të tij, psikologjisë së tij të veçantë. “I hollë, i […]
Tango si valle kulmore/ Përqafim intim, pasion, lidhje shpirtërore
Tangoja është një valle që mishëron pasionin dhe lidhjen shpirtërore. Me origjinë nga Argjentina, ajo ka magjepsur botën me lëvizjet e saj ekspresive dhe intensitetin emocional. Ja pse tangoja argjentinase është konsideruar si vallja kulmore dhe e padiskutueshme e pasionit dhe e lidhjes. Origjina e tangos:Tangoja lindi në fund të shekullit të 19-të në Buenos […]
Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…
Bardhyl Londo Poezi nga Bardhyl Londo Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,tjetra për nga Jeruzalemi. Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,në agim të rrugës a në të ngrysur.Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetëpor mund të jetë dhe […]
Ben Blushi: Të kesh një diplomë nuk do të thotë se ke edhe një punë të garantuar…
Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona? Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korçës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës.Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund […]
Atentati i pazbuluar ndaj aktorit Agim Shukes, kush e ekzekutoi?
Pse është harruar vrasja misterioze e aktorit të shquar Agim Shuke, në maj të vitit 1992. Ai jetoi edhe disa ditë pas atentatit, i dërguar me urgjencë në një spital të Romës, në Itali. Doli nga koma, por nuk mbijetoi. A e pyeti njeri si ngjau? Si është mundur që shteti shqiptar prej vitesh nuk […]
Aleksandër Çipa: Vizitë në fshatin e braktisur
Poezi nga Aleksandër Çipa Këtu dhe era nuk heq më fletë,Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.Në oborre dhe kopshte, vetëm boshDhe nëpër pragje ca grushte dhera. Në botë të heshtjes-në varreza,Freski e cungët një varr i ri.Kortezhet me të paktë njerëz,Një kuje dhe, më shumë vetmi. Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,Muret me […]
“Varri i Ashikut”: Bukuria dhe Faqebardhi, një tragjedi dashurie shqiptare si “Romeo e Zhuljeta”
“Varri i Ashikut”, simbol i sakrificës për dashurinë, është historia tragjike e dy të rinjve të dashuruar nga Ndroqi, që lanë pas një legjendë. Ky varr gjendet në të djathtë të rrugës automobilistike Tiranë-Durrës, jo shumë larg Ndroqit. Është një vend i qetë buzë Erzenit. Mbulohet nga gjelbërimi dhe hija e rrapit të lashtë. Fabula […]
A e dini: Edhe motra e Ana Frank shkroi një ditar!
Ditari i Ana Frank (1929-45), i shkruar ndërsa ajo dhe familja e saj fshiheshin në Amsterdam gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga librat më të famshëm – dhe më të shiturit – e të gjitha kohërave. Por sa informacione dini realisht për ditarin e saj të famshëm, apo për vetë Ana Frank? 1. Ditari i Ana Frank është ditari më i mirë i të gjitha kohërave I […]