Pesë destinacione për të vizituar këtë vjeshtë
Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyra të reja. Vjeshta sjell jo vetëm gjethet e arta, por edhe bollëkun e produkteve të stinës, nga mollët dhe kërpudhat, tek kungujt dhe ullinjtë.Është koha e përkryer për të udhëtuar, qoftë për një përvojë kulturore, kulinare apo në natyrën e egër.New York, SHBANëse keni ëndërruar një city […]
Qeveria e Kosovës rriti shpenzimet, në tremujorin e dytë shifrat arrijnë në 784 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogaritjet Qeveritare” për tremujorin e dytë të vitit 2025, ku theksohet se shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme kanë arritur në 784.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 105.8 milionë eurosh krahasuar me TM2 të vitit 2024, kur ato ishin 679.1 milionë euro.Sipas ASK-së, struktura e shpenzimeve tregon […]
Çmimi i arit shënon rekord të ri historik
Çmimet e arit u rritën në një nivel historik të martën, duke kaluar rekordin e mëparshëm të prillit, pas tarifave të Presidentit Donald Trump për “ditën e çlirimit” më 2 prill, në kushtet e një dollari të dobët dhe pritshmërive për një ulje të normës së interesit në SHBA këtë muaj. Çmimi i arit u […]
Inflacioni në Eurozonë tejkalon pritshmëritë në Gusht, si do të veprojë BQE?
Inflacioni në Eurozonë u rrit në 2.1% në Gusht, pak mbi pritshmëritë, por ende pranë objektivit të BQE-së. Inflacioni bazë mbeti në 2.3%.Inflacioni në Eurozonë shënoi një rritje të lehtë në Gusht, duke tejkaluar pritshmëritë, por mbeti mjaftueshëm pranë objektivit 2% të Bankës Qendrore Europiane (BQE), për të mos shkaktuar shqetësim serioz — të paktën […]
Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%
INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshirë në tregun e punës. Pjesëmarrja e të moshuarve në forcën e punës është fenomen në rritje vitet e fundit.Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi 120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar […]
Bie niveli në liqenin e Fierzës, shënohet kuota 271 metër
Muaji shtator ka nisur me nivel të ulët të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh të vendit, si pasojë e thatësirës së zgjatur gjatë verës. Aktualisht, në liqenin e Fierzës, që përbën burimin kryesor të ujit për sistemin energjetik, prurjet janë rreth 68 metra kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit […]
Turizmi nxit konsumin e produkteve, doganat arkëtojnë rekordin e 1.62 mld euro në 8 muaj
Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord prej më shumë se 1.62 miliardë euro për 8 mujorin duke kaluar me rreth 55 milionë euro të ardhurat doganore për të njëjtën periudhë të vitit 2024.Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportojnë se për 8 mujorin 2025 janë realizuar 158 miliardë lekë […]
Sektori kryesor i punësimit në çdo vend, ku qëndron Shqipëria
Në vendet me të ardhura të ulëta, shumica e njerëzve punojnë ende në bujqësi, ndërsa në ekonomitë e pasura tre të katërtat e punonjësve janë të përfshirë në shërbime.Industria nuk është më punëdhënësi kryesor në asnjë vend. Për krahasim, në vitet 1970, sektori industrial punësonte 46% të forcës punëtore në Mbretërinë e Bashkuar.Modelet e punësimit […]
Madhësia e tregut të SHKK-ve arrin në 190 milionë euro
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rritje të shpejtë në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të qershorit arriti vlerën e 18.5 miliardë lekëve ose pothuajse 190 milionë eurove. Vlera e aktiveve të tregut është rritur me 8% që nga […]
“Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një tkurrje prej 0.8 pikësh në muajin gusht, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, niveli i tij mbetet rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se aktiviteti ekonomik ende ruan ritme të kënaqshme, pavarësisht luhatjeve. Rënia u ndikua kryesisht nga një rënie e besimit në […]