Serbia lëshon fletë-arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në Mitrovicën e Veriut
Autoritetet serbe kanë lëshuar fletë-arrest të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç. Daçiç tha në një njoftim se […]
Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri Sveçla: Shfaqjen e ekstremizmit e quajnë festë
Maturantët serbë organizuan një tubim në veri të Kosovës, teksa u shënuan edhe provokime nacionaliste dhe shoviniste. Për këtë ngjarje ka reaguar sot (24 maj) edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook vë në dukje edhe dy standardet që përdor Serbia. Sipas zyrtarit të […]
Tha se shefi i Zyrës së BE në Kosovë ka nxitur trazira në veri, Kurti shkarkon zëvendësministrin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit. Zyra e Kurtit njoftoi të premten se zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është liruar nga detyra. Duke […]
Kosova mirëpret stërvitjen Defender Europe 25
Kosova do të jetë mikpritëse e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, “Defender Europe 25”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga data 26 maj deri më 9 qershor 2025. “Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të autokolonave […]
U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale spiunazhi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më njëzetegjashtë qershor dymijenjëzetekatër, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar […]
Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat në veri, Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pas komenteve ndaj diplomatëve të huaj. Vokrri pati deklaruar se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke iu referuar me emër Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav, me veprime të tyre, […]
Dështon sërish seanca në Kosovë! Partitë nuk bëjnë asnjë hap pas, kriza vetëm thellohet
Për të 20-ën herë radhazi dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për të zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit […]
Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten – që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim. Dështimi i radhës […]
Kurti kërkon statusin e kandidatit: Jemi demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Në një deklaratë të zyrës së tij bëhet me dije se Kurti i ka kërkuar Kallas që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “Kryeministri e falënderoi znj. Kallas për njoftimin se BE […]
Kurti i thotë Kallasit se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, teksa ka bërë thirrje që ato të hiqen plotësisht. Kurti i ka thënë shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, të cilën e takoi në Prishtinë, mbrëmjen e 22 majit, se “Kosova duhet të marrë […]