Zvicër/ Akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari të ISIS me origjinë nga Kosova
Prokuroria Federale e Zvicrës (BA) ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste. Sipas raportimit të transmetuesit publik zviceran SRF, i pandehuri akuzohet se ka qenë përgjegjës për njësinë zvicerane të një organizate islamike radikale me origjinë nga Kosova.Sipas Prokurorisë, i dyshuari, së bashku me një person tjetër të akuzuar, […]
Kontrata nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i akuzuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është angazhuar në punë me vlerë mbi 3.4 miliardë dinarë, apo rreth 30 milionë euro. Këto punë financohen nga buxheti i Serbisë dhe kontratat janë nënshkruar pas sulmit në Banjskë, […]
Ambasadori Rohde interesohet për konstituimin e Kuvendit, i shkon Kurtit në zyrë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.Sipas njoftimit të Qeverisë, ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimin në shumë fusha, e në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.Gjatë takimit, ambasadori Rohde u interesua për çështjen e […]
27 vjet nga Beteja e Morinës,përkujtohen dëshmorët që shkruan historinë e lirisë
Beteja e Morinës, një ndër momentet më të lavdishme të luftës për çlirimin e Kosovës, u përkujtua sot në 27-vjetorin e saj me nderime në Kompleksin Memorial të Morinës, ku prehen në përjetësi 9 dëshmorët që ranë në frontin e përplasjes heroike me forcat pushtuese serbe.Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili […]
Deputetët po rrezikojnë mandatin, përplasje në distancë mes VV dhe LDK për shkrirjen e Kuvendit
Është një ditë e re, por me rezultat të vjetër. Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar edhe pas 43 përpjekjeve, me seancën e kësaj të hënë që u përmbyll me dështim. Edhe njëherë nuk u mbështet kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë në seancë, ndërsa kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, sfidoi partitë e […]
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon sërish: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë […]
Kusari-Lila: Pa vullnet politik, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme
Kryetarja e Alternativës dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari‑Lila, deklaroi se nuk pret rezultat edhe në përpjekjen e 43‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, mungesa e vullnetit politik e bën të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.Duke komentuar interpretimet për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit, Kusari‑Lila theksoi se “votimi është […]
Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ritheksoi se do të tërhiqet nga gara për kryetare të Kuvendit në rast se me votim të fshehtë nuk siguron 61 vota. Deklarata erdhi pas dështimit të 43‑të radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë.“Ky ka qenë qëndrim i njëanshëm imi, por është respektuar nga Vetëvendosje. Kompromisi i dytë: le ta […]
Ngërçi vazhdon: Kuvendi dështon për herë të 43‑të, afati i Kushtetueses afrohet
Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e […]
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Kurti e Sveçla njëzëri: Kërcënimi erdhi nga Serbia
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës së mesditës në Kuvendin e Kosovës, e që rezultoi i rremë. Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një postim të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ku ky i […]