Carrick: Të zhgënjyer nga barazimi me Tottenham, tani vëmendja te sfida me Atletico në Champions
12 Tetor 2026 11:50 Telesport “Jam thellësisht i zhgënjyer me rezultatin ndaj Tottenham, por vazhdojmë përpara. Ishte një paraqitje me luhatje, pasi nuk arritëm të gjenim ritmin e duhur në lojë, si me topin ashtu edhe pa të. Ishim paksa të çakorduar”, tha Michael Carrick. Trajneri i Manchester United kërkon të nxjerrë mësime nga këto rezultate zhgënjyese të këtij fillimsezoni dhe të përqendrohet tek e ardhmja: “Ka ndodhur disa herë ku kemi pësuar gola në fund që na kanë kushtuar fitore dhe kjo ndryshon shumë gjëra”. “Ndryshon mënyrën se si ndihemi për veten, ndryshon bilancin e pikëve dhe perspektivën. Ndaj, duhet të përmirësohemi në menaxhimin e ndeshjeve, kjo është e sigurt, sapo të gjendemi në një pozicion të favorshëm“, tha Carrick. “Nuk kemi shumë kohë,...
Burimi:
telesport.al