Cara në Këshillin e Stabilizim Asociimit flet për përgjimet e Rony Yeffet e trafikun e armëve: Faktet janë ulëritëse
Në takimin e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian që po mbahet në Tiranë deputeti demokrat Igli Cara denoncoi dhe audiopërgjimet e Arben Ahmetajt në emisionin Çim Peka Live, për mikun e Ramës, Ron Yeffet dhe aferat e KAYO-s. Një çështje tjetër e kohëve të fundit lidhet me industrinë e mbrojtes dhe trafikun e armëve. Ka shqetësime reale dhe përgjime të publikuara në media që përfshijnë Roni Yeffet, mikun e Ramës, si dhe lidhjet e tij të pretenduara me kompani ku shteti shqiptar zotëron 20%. Përgjimet janë skandaloze, faktet ulëritëse. Ky individ jo vetëm që flet në emër të qeverisë por sot ai zotëron 2 kompanitë kryesore në industrinë e mbrojtjes. Paratë rrjedhin pa garë, pa transperencë shkojnë në drejtim të paditur....
Burimi:
syri.net