Burimi:
Telesport.al

Capello paralajmëron Interin: Gabim i madh nëse menaxhon avantazhin e ndeshjes së parë
👁8453
Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Capello ka folur për përballjen e kthimit mes Interit dhe Bayern Munich: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bayerni është një skuadër e fortë dhe duhet ta përmbysë rezultatin. Interi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Gabimi më i madh do të ishte po të përpiqej të ruante rezultatin (2-1) e ndeshjes së parë. Zikaltrit duhet të luajnë sikur nis gjithçka nga 0-0, duhet të luajnë hapur. Forca e Interit qëndron të plotësia si skuadër, kur gjen hapësira të dëmton. Bayerni do të duhet të rrezikojë, do të hapet”. Skuadra e Inzaghit...