Capello: Juventusi është në rritje, Milani në rrugën e duhur. Comos i mungon shkëlqimi

Capello: Juventusi është në rritje, Milani në rrugën e duhur. Comos i mungon shkëlqimi

21 Shtator 2026 10:19 Alfred Lleshi Fabio Capello foli në “Gazzetta dello Sport” pas ndeshjeve të fundit, duke vlerësuar përmirësimin e Juventusit pas fitores ndaj Atalantës: “Juventusi që pashë kundër Atalantës më duket i rritur, më i bindur. Më pëlqeu shumë mënyra se si u sollën të gjithë në fushë. Në momentin që duhej të vuanin, vuajtën, por kur duhej të luanin, luajtën. Juventusi ka marrë rrugën e duhur”. Për humbjen e Comos në Frosinone, Capello tha: “U përball me një portier që priti gjithçka. Megjithatë, vazhdoj të vërej se Comos i mungon ende shkëlqimi dhe shpejtësia që kishte sezonin e kaluar. Pikërisht kjo i mungon. Edhe Nico Paz u përpoq individualisht ta dërgonte topin në portë, ndërsa më parë ishte një lojtar që kërkonte asistin....