Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

Në fund, gjithçka rezultoi një keqkuptim i madh. Hakan Çalhanoğlu nuk do të largohet nga Interi, do të qëndrojë në Milano edhe për sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën e tij aktuale. Nuk ka pasur asnjë dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar dhe, mbi të gjitha, nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me klubet turke, as me Galatasaray dhe as me Fenerbahçe, pavarësisht zërave mbi një derbi merkatoje për rikthimin e mesfushorit në atdhe. “Nuk ka pasur asnjë bisedim me klubet turke dhe Hakan do të luajë tek Interi sezonin tjetër”. Kështu deklaroi Gordon Stipic, një nga menaxherët...