Burimi:
Telesport.al

Calhanoglu largon euforinë: Çerekfinalja e kthimit ndaj Bayernit nuk do të jetë “shëtitje”…
👁2629
Interi ka marrë një fitore të artë në “Allianz Arena”, duke mposhtur 2-1 Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një sukses që iu jep avantazh të rëndësishëm zikaltërve përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më 16 prill në “San Siro”. Gjermanët goditën edhe një shtyllë me Harry Kane, por në minutën e 38-të ishte Lautaro Martínez që realizoi me një goditje të jashtme të mrekullueshme, pas asistit me thembër nga Thuram. Në fundin e pjesës së dytë, Müller barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 85-të, por vetëm tri minuta më vonë, Frattesi riktheu epërsinë...