Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Calhanoglu del në shitje, Inter synon Rovella-n, por Lotito refuzon ofertën e fundit, para kesh plus Asllanin
Tek Inter, gjendja fizike dhe e ardhmja e Calhanoglu mbetet një temë shumë e nxehtë, pasi për momentin gjithçka rrotullohet rreth regjisorit turk. Së fundmi, Calhanoglu është larguar nga SHBA, nga grumbullimi me Inter, për t’u rikthyer në Milano. Turku vuan nga një shqetësim muskulor që e pengon të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu në Botërorin e Klubeve. Gjendja e tij fizike jo e mirë e ka shoqëruar thuajse gjatë gjithë vitit, për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër nuk besojnë me te Calhanoglu duke e nxjerr në shitje. Në pritje të një oferte të përshtatshme, Inter po studion...