Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

Pas miratimit në parim në Kuvend, projektbuxheti 2027 prej 10 miliard eurosh kaloi edhe njëherë në komisionet parlamentare për t’u votuar nen për nen. Rikthimi është shoqëruar së bashku me shtesat financiare të kërkuara nga disa institucione. Nga Avokati i Popullit te Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ, ILD, KPP, KQZ, Autoriteti i Konkurrencës dhe INSTAT janë disa nga institucionet të cilat kanë kërkuar staf dhe fonde shtesë. Në komisionin e Nismave Qytetare u miratuan mbi 800 mln lekë shtesë për institucione si Avokati I Popullit +4.5 mln lekë, 246 mln lekë për Instat. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u miratuan 80 milionë lekë për 95 punonjës të rinj, 100 milionë lekë për shpenzime operative dhe 170 milionë lekë për pajisje sigurie. Prokurorisë së Përgjithshme iu miratua...